Në Konferencën virtuale të Sigurisë në Mynih, Bill Gates ka zbuluar se çfarë mund të ndalojë pandeminë e koronavirusit.
Gates i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të investojë në fabrikat e vaksinave kundër Covid-19, që sipas Universitetit “Johns Hopkins” ka infektuar 110.7 milionë persona dhe ka shkaktuar 2.4 milionë vdekje në të gjithë botën, shkrujanë mediat e huaja.
“Ne mund të krijojmë fabrika të vaksinave mARN që kanë shumë kapacitet globalisht, dhe ato fabrika mund të përdoren për vaksinat standarde kur nuk ka një pandemi. Nëse kemi një ekip prej 3,000 ekspertësh globalë, ata mund të punojnë në gjëra të tilla si fruthi dhe malarja, dhe pastaj të kalojnë për të punuar në një pandemi”, tha Gates.
Gjithashtu, 65-vjeçari i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të sigurojnë shpërndarje të barabartë të vaksinave për të gjitha vendet.
Vërejtja e tij erdhi tre ditë pasi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se 10 vende kishin administruar 75 për qind të të gjitha vaksinave të koronavirusit, ndërsa 130 kombe nuk kishin marrë as edhe një dozë të vetme të vaksinës, transmeton Demokracia.com.
Më parë, Gates ka thënë se vendet e zhvilluara mund të kthehen normalitetit deri në fund të vitit 2021. Ndërsa tani bashkëthemeluesi i Microsoft thotë se bota mund të jetë e lirë nga pandemia në vitin 2022.
Kujtojmë se Gates ka dhuruar 1.8 miliardë dollarë për zhvillimin dhe shpërndarjen e vaksinave në të gjithë botën