Ndonëse anuluan procesin mësimor por, Komuna e Prishtinës bashkë me Drejtorinë e Arsimit vendimin e morën tek pasi prindërit i dërguan në shkollë, e që kjo nxiti reagim, por që kryetari i Këshillit të Prindërve në Komunën e Prishtinës, Nexhmi Hoxha thotë për Ekonomia Online se Drejtoria kërkoi falje për këtë duke u arsyetuar edhe në atë se i janë përgjigjur situatës.
Megjithatë Hoxha ka nënvizuar se duhet të ketë një bashkëpunim.
“Njoftimi diku rreth 08:30 më së largu deri në orën 09:00 dhe kanë fillu mësimin dhe më pas e kanë ndërpre mësimin. Disa kanë qenë që e kanë ndërpre mësimin pas orës së tretë varësisht prej shkollave dhe vendeve janë. Ndoshta vendimi ka ardh vonë sepse prindërit kanë qenë nëpër puna dhe është dashur me u kthy ose me ngarku dikë për me marrë fëmijët e tyre. Mirëpo është emergjente dhe këto raste duhet me bashkëpunu krejt organet, Komuna dhe Drejtoria e Arsimit ka kërku falje në atë kuptim që nuk kanë marr vendim më herët por kur kanë fillu punën e kanë parë situatën edhe pasë ka qenë e paralajmëruar vendimet ndonjëherë merren me vonesë dhe urojmë që herave të tjera”, theksoi Hoxha.
Ai tregoi se si u kumtua vendimi për anulimin e procesit mësimor.
“Sot ka ardhur vendimi nga Drejtoria e Arsimit i percjell te drejtorët e shkollave të gjitha niveleve dhe prej drejtorëve te mësimdhënësit dhe më pas tek ne prindërit në grupet në viber që i kemi me prindërit. Është marr vendimi që për shkak të kushteve atmosferike të ndërpritet mësimi për ditën e sotme. Sot po presim jemi në kontakt me drejtorinë e arsimit dhe Komunën e Prishtinës jemi në kontakt dhe do të shohim se a do të merret vendimi edhe për nesër që mos të mbahet mësimi”, tha ai.
Kryetari i Këshillit të Prindërve theksoi se vendimi për ndërprerjen e mësimit për ditën e sotme ka qenë i duhur.
“Drejtoria e Arsimit dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca janë kompetente dhe në bashkëpunim me kryetarin e komunës e kanë parë të duhur për me marr këtë vendim ne si prind normalisht se e përkrahim një vendim të tillë duke pasur parasysh motin se si ka mbizotëru sot dhe në kushte të tilla jo që nuk ka kushte për mësim nëpër shkolla mirëpo vajtje dhe ardhjet janë të vështira. Po shpresojmë që të rregullohet pjesa e vajtjes dhe ardhjes sidomos të ciklit 1-5 duhet pasur kombibus apo autobus të rregulluar nga komuna”, tha tutje ai.
Sa i përket ankesave të prindërve, Hoxha tha se ka pasur ankesa për vendim të vonuar.
“Përveç se ka pasur shqetësime pse mos me ardhë dje ose sot më herët para se me i dërgu fëmijët ndoshta kanë mundur këtë vendim me marr dje duke pasur parasysh se dje IHMK e ka paralajmëruar dje”, shtoi Hoxha.
Komuna e Prishtinës sot ka anuluar procesin mësimor, që sipas tyre erdhi si shkak i parlaajmërimeve të IHMK-së për reshet e mëdha të shiut.