Vëllai i Gani Gecit, Esat Geci, ka publikuar një fotografi të pasluftës ku ish presidenti Ibrahim Rugova shihet mbi Urën e Ibrit, i shoqëruar nga Faruk Spahia kryetar i komunës atje. Geci asokohe ka qenë pjesë e sigurimit të Rugovës.
Geci ka thënë se këtë fotografi duhet ta shohin “disa patriotë të Facebookut që sot shesin patriotizëm mbi Urën e Ibrit”.
Ai ka shtuar se arsyeja që atë kohë ecej këmbë ishte, sipas tij, që “Rugova i kishte SHBA-të dhe miqtë e Kosovës pas vete”.
“Arsyja se pse ne atë kohë ecim kẽmbẽ ishte sepse presidenti Rugova i kishe SHBA-të dhe miqet e Kosoves mbas veti! Kurse sot ndezin kamijon autoblinda polic patrijotizem dej nẽ skaj! Dhe tě gjitha keto mjete blindume kan ardhurě fal SHBA-sẽ dhe miqve tanẽ dhe fal tyre sot Kosova ẽshtě shtet!”
Geci u ka bërë thirrje “patriotëve të vonuar” që të mos humbet marrëdhënia me SHBA’të dhe miqtë.
“Patriot tẽ vonuar,mos naj humbni SHBA-tě dhe miqet,se fal tyne ne si Kosově e gezojmẽ lirin dhe shtetin tẽ cilin e ndertuam me gjakẽ!”