Fiknete Bejta është njëra nga 10 këshilltarët komunalë që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare, por që nuk arritën të sigurojnë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputetë.
Bejta, që thotë se ka dalë gruaja më e votuar në Prishtinë nga koalicioni AAK-PSD, premton që do të vazhdojë të angazhohet për të mirën e banorëve të kryeqytetit.
KTV-ja mëson se me votat e numëruara deri më tash, ministri në detyrë i shëndetësisë, Uran Ismaili, është i vetmi këshilltar komunal i kryeqytetit që në zgjedhjet e 6 tetorit është zgjedhur deputet.
Emisioni “038” i KTV-së ka dërguar pyetje në adresë të Ismailit, por ende nuk ka marrë përgjigje.
Një ulëse në Parlament nuk ka arritur ta sigurojë as kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti
Madje, Ahmeti ka shënuar rënie drastike të votave. Ai, nga 75 mijë vota sa kishte marrë si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet qendrore të 2017, në ato të 6 tetorit të këtij viti, siç mëson KTV-ja, ka marrë vetëm mbi 2 mijë vota.
Bëhet fjalë për drejtorin e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Genc Bashota dhe atë të Pronës, Brahim Mehmetaj.
Për këtë organizatë, gara e një këshilltari komunal për t’u bërë deputet, është keqpërdorim i besimit të qytetarëve.
LDK-ja garoi me tre këshilltarë komunalë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.
Në listën e PDK-së kanë qenë dy të tillë, aq sa kanë kandiduar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje dhe AAK-ja.
Ndërsa, AKR-ja dhe Alternativa kanë pasur nga një kandidat për deputet.