Një arsye pse intervistuesit e bëjnë këtë pyetje është për të parë nëse jeni i vendosur për këtë pozicion pune, apo do qëndroni këtu derisa një mundësi më e mirë t’ju paraqitet.
Ndoshta ata thjeshtë duan të të provokojnë për të parë se sa ambicioz jeni.
Përgjigja më e mirë: Siguroni intervistuesin se po kërkoni një pozicion të cilit ti përkushtoheni për një periudhë afatgjatë, që ky pozicion është pikërisht ai që dëshironi të bëni dhe të cilin ju e bëni më mirë. Ndërsa për të ardhmen, ju besoni se nëse kryeni punën shkëlqyeshëm, mundësitë do të jenë të pashmangshme.
Shembull: “Jam absolutisht shumë i interesuar për një përkushtim afatgjatë për pozicionin tim të ardhshëm. Duke gjykuar në bazë të informacionit që më dhatë për këtë pozicion, është pikërisht ajo për të cilën po kërkoja dhe mendoj se jam shumë i kualifikuar për këtë pozicion. Duke iu referuar rrugës time të karrierës, jam i sigurt se nëse bëj punën time shumë mirë, do të më hapen më shumë mundësi. Kështu ka qënë gjithmonë gjatë karrierës time, dhe jam i sigurt se do të vazhdojë të jetë e tillë edhe këtu”.