Ju kanë promovuar në detyrë, por nuk jua kanë rritur edhe pagën. Kjo është mjaft e zakonshme në ditët e sotme. Si të reagoni?
- Përcaktoni një afat. Nëse punoni në një kompani ku gjendja financiare nuk është dhe aq e mirë, është e natyrshme që ngritjet në detyrë të mos shoqërohen me rritje page. Por kjo nuk do të thotë që ju duhet ta shmangni këtë bisedë. Përgjigjja e shefit tuaj mund të jetë një shtysë më shumë për të kërkuar një punë tjetër”.
- Negocioni për përfitime të tjera. Ndoshta nuk ka një buxhet për rritje page, por ju mund të pyesni nëse ekziston një i tillë për trajnime online apo për të udhëtuar për të marrë pjesë në konferenca në vende të tjera.
- Filloni të kërkoni një punë tjetër. Ju mund ta shihni promovimin në detyrë si një mënyrë për t’ju përgatitur për një “punë që mund të dukej e paarritshme” në një moment të caktuar, por tani është në linjë me rrugëtimin tuaj profesional.