Zv.kryeministri Besnik Tahiri, nuk ka dashur të japë datë eventuale, në të cilën pritet të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë për Gazeta Blic, Tahiri ka thënë se ajo që duhet të bëjë Kosova është që të tregohet serioz karshi këtij dialogu dhe nuk duhet të frikësohemi, pasi që sipas tij, të gjitha faktet janë në favor tonin, shkruan Gazeta Blic.
“Smund ta konfirmoj këtë. Nuk mund ta konfirmon këtë askush. Qëllimi është që sa më shpejtë që të arrijmë një marrëveshje. Nuk mund të japim datë se kur do të ketë marrëveshje. E rëndësishme është që të jemi serioz dhe të mos frikësohemi në negociata pasi që faktet janë në favor tonin”, ka thënë Tahiri.
Ai ka folur edhe për rritjen e numrit të të prekurve me koronavirus, ku ka thënë se qasja që e kanë pasur qytetarët ndaj hapjes së kufizimit të lëvizjes, kanë bërë të shtohet numri i rasteve.
Madje, ka kritikuar ashpër edhe manifestimin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se nuk është dashur të mbajë fjalim ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Unë mendoj që hapja që ka ndodhur nuk ka ndikuar shumë në shtimin e rasteve, por qasja ndaj kësaj hapje mendoj që ka bërë që të rriten rastet. Na po dalim në Prishtinë dhe po e shohim që lokalet po janë plotë. Mendoj që duhet të trajtohen shumë shpejt kësaj cështje të gastronomisë dhe duhet të dalim me vendim se a duhet të ndalohen këto apo jo.