Kur mund të udhëtojnë pa viza kosovarët në Bosnjë, qeveria jep detaje

Prishtinë | 04 Nën 2022 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Sipas një sqarimi të Qeverisë së Kosovës, janë disa përftime nga marrëveshjet e nënshkruara në Berlin. Një ndër to, mundësia e udhëtimit të kosovarëve në Bosnjë e Hercegovinë, pa viza.

Në Samitin e Berlinin, dje janë nënshkruar tri marrëveshje nga kryeministrat e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Firmën e ka hedhur edhe Kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij ka dhënë shpjegim se cilat janë përfitimet nga këto marrëveshje.

“Marrëveshjen për lëvizje të lirë me letërnjoftime, përmes së cilës qytetarët e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor do të lëvizin lirshëm”, është një nga pikat e marrëveshjeve të nënshkruara.

Pas ratifikimit të këtyre marrëveshjeve, Qeveria thotë se qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në Bosnjë, pa pasur nevojë për viza.

“Pas ratifikimin të kësaj marrëveshje në të dy shtetet, qytetarët tanë do të mund të udhëtojnë në Bosnje dhe në Hercegovinë pa viza”.

Të ngjashme