Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-Covid.
Me anë të këtyre masave bartja e maskës është obligative.
Por, poashtu është përcaktuar se kur mund të mos bartet maska.
Sipas vendimit të ekzekutivit janë tre raste:
11. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:
11.1.Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;
11.2. Gjatë vrapit dhe çiklimit;
11.3 Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.