Kur nuk ju ecën mirë me shefat

Prishtinë | 11 Pri 2023 | 22:09 | Nga Ekonomia Online

Mund të ndodhë që situata me shefat të dalë jashtë kontrollit, të dëgjosh dhe të thuash gjëra që më vonë të dyja palët do të bëhen pishman. Por sa kuptim ka kjo?

Rëndësi ka që situatat, dhe pse ti mendon se ke të drejtë duhet të menaxhohet me qetësi, dhe me hapa të arsyeshëm, që ndjekin njëri tjetrin. Ja disa hapa për tu mbajtur në konsideratë ndërsa kalon një moment të vështirë në punë.

Merr kohë që të qetësohesh

Nëse e ndjen që zemërimi të ka kapur gjëja e fundit që duhet të bësh është të komunikosh. Largohu menjëherë nga vendi ku ndodhesh, asnjë kontakt me asnjë nuk do e përmirësonte situatën. Dil jashtë dhe merr ajër, shko bëj një shëtitje rreth zonës. Kjo derisa të qetësohesh, aty e kupton se sa mirë ke bërë që nuk kë vepruar me një herë.

Fol me mbikëqyrësin tënd nëse ke situata jo të mira në jetën personale

Kjo ka një qëllim kryesore, dhe disa dytësor. Kryesori është që nëse jeni duke kaluar një periudhë të keqe dhe punëdhënësi është në dijeni të kësaj atëherë do ta ketë shumë të lehtë të justifikojë ndonjë veprim tëndin jo korrekt.

Sa mirë që të gjithë jemi njerëz dhe situata të vështira kalojmë të gjithë. Në rast të kundërt, ka për të qenë shumë e vështirë të falen situatat, apo dhe fakti që jetën personale e ke çuar pa dashje te ajo profesionale.

Merr pjesën tënde fajit dhe kërko falje

Sigurisht që një faj nuk bëhet kurrë vetëm, pra sido të jetë ti gjithmonë ke pak gisht në atë situatë. Pranoje, merr përgjegjësitë e tua dhe kërko falje për atë pjesë që ke shkaktuar ti.

Pyet për të ardhmen

Mos ki frikë të pyesësh se çfarë do të ndodhë me ty apo me një projekt në të ardhmen, dhe pse shumë njerëz mund të sugjerojnë të kundërtën. Ti je një njeri dhe mirë do të ishte të mos kishe frikë, njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga njerëzit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme