Pa marrë parasysh sa shumë ju pëlqen puna juaj apo sa mirë paguheni, do të ketë momente kur ajo do ju duket si angari dhe e mërzitshme, me dëshirën për të mos shkuar.
Ditët që ju bëhet të mos shkoni në punë në fakt tregojnë se ju jeni lodhur nga ajo apo rutina e përhershme dhe se po kaloni një periudhë të vështirë dhe stresuese.
Ka disa shenja që tregojnë se ju po harxhoni shumë energji në punë dhe nuk po merrni mbrapsht kënaqësinë e pritur. Ja disa shenja që tregojnë mungesën e dëshirës për punë dhe si t’i rregulloni ato në mënyrë që t’i riktheheni sërish produktivitet tuaj maksimal në punë dhe kënaqësisë që merrni prej saj.
Nuk ju bëhet të ngriheni nga krevati – Nëse keni kaluar një javë të vështirë lodhja do të jetë e madhe, gjumi do të ketë qenë i pakët dhe dëshira për t’u ngritur nga krevati është 0. Mungesa e gjumit do të shoqërohet me ulje të produktivitetit në punë dhe ndryshime emocionale. Gjëja e parë që duhet të bëni është të flini sa më shumë dhe bëni shëtitje apo aktivitete në natyrë në mënyrë që të largoni stresin.
Ndiheni i shkëputur nga puna – Nëse e shihni se interesi juaj për punë apo projektet e saj ka rënë dhe nuk keni më dëshirë të merrni përsipër asgjë atëherë duhet të merrni frymë thellë dhe të mendoni qartësisht jashtë punës. Nëse kjo është puna që dëshironi atëherë duhet të bëni përpjekjet maksimale për ta bërë atë sa më argëtuese, të përballueshme dhe me sa më pak strese. Përcaktoni saktësisht se çfarë ju shkakton stres dhe frustrim në punë dhe si mund ta rregulloni atë.
Ndiheni i padobishëm në punë – Së pari, mbani mend pse keni zgjedhur këtë punë në radhë të parë. A është ende e përshtatshme për ju? A mund të ndihesh më i përmbushur në një kompani tjetër, ose ndoshta të ndjekësh një karrierë tjetër?
Nëse përgjigjja për ndonjë nga këto pyetje është “ndoshta”, jepni një mendim më shumë, lexoni listat e punës dhe eksploroni opsione të tjera.
Përqendrohuni te puna, kolegët dhe projektet e punës tuaj dhe se si mund t’i bëni ato më mirë.