Pas daljes së Shqipërisë nga komunizmi në vitin 1992, ish-presidenti amerikan, George H.W. Bush e kishte pritur në Shtëpinë e Bardhë, presidentin shqiptar të asaj kohe, Sali Berishën.
Takimi ishte zhvilluar në frymë tejet të ngrohtë. Berisha shoqërohej nga Alfred Serreqi, i cili ka qenė ministër i Punëve të Jashtme të Shqipėrisė dhe Eduard Selami. Në shtëpinë më të pushtetshme në botë, por as në gjithë SHBA-në Berisha nuk mund të shkelë më. As familjarët e tij nuk mund të shkojnë atje.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka njoftuar se SHBA-ja ia kanë ndaluar Sali Berishës dhe familjes së këtij të fundit hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të akteve korruptive.
Berish, në vizitën e asaj kohe në Washington, i ishte falënderuar kreut të atëhershëm të shtetit amerikan për mbështetjen që po ua jepte shqiptarëve. Në këtë kontekst, ai kishte përmendur edhe qëndrimin amerikan për Kosovën.
Bush i kishte dhënë presidentit shqiptar një stilolaps në shenjë miqësie.
Berisha së voni kishte shpalosur detaje nga ai takim.
“Bush mu drejtua haptazi duke më thënë: si mendon, kur mendon ti për pavarësinë e Kosovës. Unë i thashë se vetëm pavarësia është zgjidhja dhe ia shpjegova. Pastaj mu kthye dhe më tha: kur thua ti? Kur më tha kur thua ti, ç’është e vërteta anëtarët e delegacionit të tij u shtangën dhe po më shihnin….”, ka treguar Berisha.
Bush ka qenë presidenti i parë amerikan i cili për Kosovën i pati vënë vijën e kuqe Millosheviqit. Ai e pati paralajmëruar atë se SHBA-ja do të ndërhynte në rast lufte. Dhe kështu ndodhi në vitin 1999, ndonëse atëherë president i Amerikës ishte Bill Clinton.