Dje në mbrëmjë vonë pushteti shovinist i Serbisë ka marrë vendim që të shkarkojë nga detyra e Kryetarit të Komunës së Preshevës kryetarin e saj Shqiprim Arifin.
Ky vendim i autoriteteve serbe është marrë bazuar mbi një vendim gjykate në Serbi, ku Shqiprim Arifi është dënuar me gjobë për aktin e ngritjen së flamurit shqiptar në objektin e partisë së tij, dhe jo atë të komunës në datë 28 nëndor me rastin e festës së pamvarësisë së Shqipërisë.
Ëhstë shqetësues fakti që Serbia, ajo që bërtët për të drejtat e serbëve në Kosovë, në anën tjetër cënon të drejtat njerëzore dhe ato kombëtare të shqiptarëve në Preshëvë, Medvegjë e Bujanoc.
E di që ka shumë nga ata që do mundohen që për inat të Shqiprim Arfifit të justifikojnë veprimin e autoriteteve serbe se gjoja ai ka shkelur ligjin atje duke ngritur një flamur shqiptar, por kur të nisni të justifikoni serbinë për një gjë të tillë vetëm se Arifi nuk puqej me politikat e kryeministrit Kurti, pa pyeteni veten se a është e njëjtë kjo me dënimet që serbia e Rankovicit u jepte shqiptarëve për ngritjen e flamurit kombëtar!
Dhe përse tashti kjo duhet të jetë ndryshe?
Është për të ardhur keq se njësoj si në vitet 90 kur serbia largonte me dhunë ata shqiptarë që nuk e pranonin pushtetin e sërbisë në Kosovë, vendin e tyre e zinin disa shqiptarë të tjerë të cilët të nisur nga opoirtunizmi politik i momentit preferonin të bënin patericën e regjimit Millosheviçian, ndërsa sot të tjerë shqiptarë në të njëjtën hapësirë, po pranojnë të bëjnë patericën e pushtetit të Serbisë në Preshevë, duke pranuar detyrën e komanduar të një organi të përkohëshëm që do drejtojë komunën deri në zgjedhjet e ardhëshme.
Është për të ardhur keq që shqiptarët që jëtojnë në tre komunat autoktone shqiptare në jug të Serbisë, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc janë përçarë politikisht dhe nuk bëhen bashkë edhe kur atyre ju cënohet identiteti kombëtar.
Është për të ardhur keq që qeveria aktuale e Kosovës dhe veçanërisht kryeministri i saj aktual është një nga ndikuesit më të mëdhej të kësaj përçarje, që duket qartasi po përfiton vetëm pushteti i Beogradit.
Por është për të ardhur akoma më keq që pushteti në Shqipëri, dhe veçanërisht Kryeministri Ed(vin) Rama nuk ka ndërhyrë në asnjë çast të mbrojë të drejtat legjitime kombëtare të shqiptarëve në ato tre komuna edhe pse e ka detyrim kushtetues.
Është për të ardhur keq që as një nga ministritë tona të Punëve të Jashme, Kosovë e Shqipëri, nuk e morri mundimin të bëntë as edhe një deklaratë sa për sy e faqe për këtë veprim arbitrar të Serbisë. Ndoshta dikush mund t’i justifikojë se ditë e diel, por ama për dy civil të vrarë në ndonjë bombardim në Ukrainë, ose për ndonjë raketë iraniane drejt Izraelit e gjejnë kohën edhe për ditë të diel, ndërsa për shqiptarët dhe hallet e tyre nuk munden.
Dhe po kështu as Presidenti i Republikës nuk e ka parë të arsyeshme të gjejë pak kohë që të bëjë një dekalaratë për këtë shkarkim arbitrar dhe dënim për shkak të ngritjes së një flamuri.
Që fundja është e drejtë kombëtare e atyre shqiptarëve që jetojnë atje të ngrenë e të mbajnë flamurin e tyre kombëtar.
Por është edhe detyrim kushtetues për gjithë zyrtarët e shtetit në Shqipëri që të mbrojnë të drejtën kombëtare të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Por sot të gjithë kanë heshtur para veprimit shovinist të Serbisë ndaj një veprimi nacionalist të një shqiptari në Preshevë.
Sot shovizimi serb ka goditur nacionalizmin shqiptar në Preshevë duke i treguar çdo shqiptari atje se nuk duhet ta çojë në mend që të ngrejë flamurin kombëtar dhe as të përpiqet për të.
Un nuk e njoh Arifin dhe as nuk e di a është apo jo ai patriot apo nacionalist, por ama jam përkrah çdo shqiptari në Preshëvë, Medvegjë e Bujanoc që me krenari ngre e valëvit flamurin tonë kombëtar, dhe jam e do të jem në krah tyre kur ata dënohen nga pushteti shovinist i Beogradit për arsyen që shpalosin identitetin e tyre kombëtar.
Sa turp që politika shqiptare andej e këndej Drini nuk ka kohë që as për sy e faqe të dënojë qoftë edhe verbalisht një akt të tillë të pushtetit shovinist serb.