Kur Xhavit Haliti bëhet nervoz (Video)

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 11:42 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, është parë i nervozuar, teksa pritej të fillonte seanca e Kuvendit.

Derisa Haliti po hapte seancën plenare, Nait Hasani dhe Adem Grabovci vazhdonin të flisnin me deputetët tjerë. Kjo e ka bërë atë që të “intervenon” duke iu bërtitur të dyve, raporton Ekonomia Online.

“Ulu Adem…ulu Nait”, iu ka thënë Haliti me një zë të ngritur.

Situata e dytë kur Haliti është bërë nervoz, ka qenë edhe momenti kur po votohej Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale, i cili nuk arriti t’i marrë votat e nevojshme nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Apo votoni a po shkojmë n’shpi. Lene ma atë punë. Nëse jeni kundër tregoni”, ishin disa nga thirrjet me nervozizëm të nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Halitit, gjatë seancës së sotme, ku u miratuan një sërë projektligjesh, por edhe u ratifikua marrëveshja për IPA 2015.

 

Të ngjashme