Kurc nuk mund ta shndërrojë Kosovën në Kurcistan e as Macron, të legalizojë makrotë e të gjitha profileve

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 15:20 | Nga Behxhet Bajgora

Macron dhe Franca , Kurc dhe Austria : Për idetë e tij që dalin jashtë një qasjeje normale për zgjidhje të problemeve të pazgjidhura me shtetet fqinje, Hashim Thaçi i Parë , së pari kërkoi përkrahje nga Presidenti i Austrisë për të cilin kufijtë e Kosovës e kanë kuptimin dhe rëndësinë e brekusheve të palara që domosdoshmërisht duhet t’i ndërrojë nëse nuk donë të infektohet sikur edhe nga Presidenti i Francës , Emanuel Macron që besnikërisht po e përfillë dhe zbaton traditën e mbrojtësit të Serbisë. Edhe për të kufijtë e Kosovës e kanë kuptimin e një kondomi të shqyer i cili , në rastin më të keq mund të prodhojë një shtatëzëni të padëshiruar.

Hashim Thaçi si , udhëheqës i bandës së katërshit ( edhe kinezët e kishin bandën e katërshit ) në përbërje me vëllaun e tij kombëtar , politik , moral  e sidomos të biznesit e që quhet Behgjet Pacolli , së bashku me dy paterica funksionale , Edita Tahiri dhe Enver Hoxhaj , janë përgjegjësit kryesorë për këtë gjendje të krijuar dhe krijim të kushteve që Serbia , 20 vjet pas përfundimit të luftës ta kontestojë tërësinë territoriale të Kosovës në kohën kur sovranitetin e Kosovës e ka dhunuar deri në shkërdhyerje , që nga përfundimi i luftës e deri më sot.

Hashim Thaçi i Parë , i shoqëruar me paterica si pune e Bekimit dhe disa këshilltarë , disa prej tyre bashkëpunëtorë të Serbisë dhe denoncues të atdhetarëve të cilët pastaj janë dënuar me dënime të rënda , pariparueshëm e ka dëmtuar Kosovën duke e vënë në licitacion Kosovën dhe duke u identifikuar si donator i territorit të Kosovës , pa asnjë kompensim , shtetit që për më shumë se një shekull ka ushtruar dhunë dhe gjenocid ndaj shqiptarëve , Serbisë shoviniste të Nikolla Pashiqit dhe Serbisë fashiste të Aleksandar Vuçiqit. Hashim Thaç i Parë ,  nuk meriton vetëm përbuzje dhe injorim dhe nuk mjafton vetëm kërkesa për dorëheqje dhe as vet dorëheqjae që nuk e jep për së gjalli por duhet të përballet me pasoja ligjore për të gjitha këto që i ka bërë dhe po i bënë , pa qenë i autorizuar nga askush.

Përralla janë premtimet për bashkimin e Luginës së Preshevës pa dhënë asgjë sikur që janë përralla se Kosova do të pranohet nga Serbia dhe se do të integrohet në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë , sikur të gjitha vendet normale të botës.

E pse u dashka Kosova të vdesë nga dëshira të pranohet nga Serbia e cila nuk e lë gur pa lëvizur për ta dëmtuar Kosovën dhe për ta bërë jofunksionale e që , në një masë të madhe e ka arritur , jo pse është e zonja por se udhëheqësit tanë leshko dhe të paditur ia kanë mundësuar këtë dhe po ia vendosin topin në 11 metërshin e “ finales së madhe “, duke e lënë portën e Kosovës pa mbrojtje dhe të zbrazët , sikur që janë edhe kokat e tyre.

Njëra ndër fatkeqësitë më të rënda që kanë mundur dhe  e kanë goditur Kosovën është mundësia që i është dhënë Behgjet Pacollit të flasë në emër dhe për Kosovën sikur që edhe të jetë vendimmarrës për procese që përmbajtësisht dhe , në disa raste pariparueshëm e kanë dëmtuar Kosovën. Ky farë pehlivani qeveritar , në vend se të sigurojë njohje të reja për Kosovën , po shtyhet në rrena me Ivica Daçiqin se a e kanë terhequr njohjen shtetet që e kanë pranuar më parë pavarësinë e Kosovës a jo ?!

Çfarë aktiviteti joproduktiv dhe rrënues që na vë në dyshim se ministër i cilit shtet në të vërtetë qenka ortaku i Thaçit nga diaspora. Edita Tahiri , si dëmtuese strategjike e buxhetit të Kosovës që edhe mund të riparohen por , në të njëjtën kohë si dëmtuese e madhe e intereseve të Kosovës e që nuk riparohen , në vend se ta mbyllë gojën dhe të kalojë në radhët e Motrave të Nderit të Shën Terezës , ku , deri në fund të jetës do të përballej me mëkatet dhe dhembjet që ua ka bërë qytetarëve të Kosovës , për çdo ditë lëshonë pordhë të ftohta patriotike madje duke e kritikuar edhe vet kryekeqbërësin të cilit i ka shërbyer me besnikëri , për tradhëti kombëtare duke e përjashtuar veten nga ky proces , pjesë aktive e të cilit ka qenë  , deri në shqelmimin nga kryekeqbërësi , i shndërruar në monark absolut.

Enver Hoxhaj apo grof Minhauzeni i diplomacisë kosovare , nuk ka lënë mjet pa përdorur për të mbetur në postin e kryediplomatit duke mashtruar për ditë e më shumë deri sa në skenë doli një mashtrues edhe më i madh se ai , Behgjet Pacolli. Në kazanin ku janë gatuar gjellët më helmuese për Kosovën dhe qytetarët e saj , Enver Hoxhaj ka qenë aditiv që e ka fryrë gjellën sikur që furrëtarët e ligë i fryejnë bukët duke ua hequr kafshatën atyre që bukën e kanë artikullin më të shpeshtë për ushqim.

Një propozim për Kurcin dhe Macron : Në vend se të merren me kufijtë e Kosovës duke  ia mundësuar Serbisë të përfitojë territore në saje të atyre që e duan Kosovën sa edhe Lugininën e Peshavarit e që është Banda e Katërshit , Kurc duhet të merret me kufijtë e Austrisë. Pasi qenka aq dorëlirë , le t’ia kthejë Korushkën Sllovenisë sikur edhe Tirollin Italisë . Këto territore janë marrë kundër vullnetit të Italisë dhe Sllovenisë pasi paraprakisht janë pushkatuar me mijëra dhe dhjatra mijëra sllovenë dhe italianë . Apo , Franca që po gërryen në territorin e Kosovës për llogari të Serbisë , Vuçiqit dhe Thaçit, le ta njohë pavarësinë e Korsikës dhe të baskëve sikur edhe le t’ia kthejë Strasburgun Gjermanisë ku , mbi 70% përqind të mbishkrimeve dhe toponimeve janë në gjuhën gjermane.

Kurci dhe Macro nuk mund ta identifikojnë Thaçin me Kosovën , qoftë ky i shoqëruar nga kondomë – patericat dhe “ diplomatët e regjur bythëve nga Serbia “ , Behgjet Pacolli , Enver Hoxhaj dhe diplomatja për shërbime teknike , Edita Tahiri.

Për këto propozime që kufizohen me aventura të Tom Sojerit , përveç Bandës përcjellëse dhe patericave të kondomizuara , Hashim Thaçin nuk e përkrahë askush . Madje as Rada Trajkoviq dhe serbët e Graçanicës. Harrova që e përkrahë fuqishën edhe amazona numër 1 e PDK-së , Ganimete Musliu apo këp(s)ulkqja e kësaj partie . Ajo tha se Hashimin e kanë zili për faktin se qenka i pazëvendësueshëm . Pajtohem plotësisht Gane me ty për faktin se Hashimi është i pazëvendësueshëm në keqbërje që po i bënë Kosovës . A ke pasur edhe të këtë vlerësim apo ke menduar ndryshe , kur ke deklaruar ashtu?!

Në partinë ku e ka bazën deleguese Hashim Thaçi , PDK –ë, ka zëra , tash thuaja të izoluar që e kundërshtojnë idenë e Hashimit për kundërshtim të korigjimit të kufijve dhe , në vend se kundërshtimi i parë dhe më i fuqishëm të ishte pikërisht i PDK-së , ata po mundohen ta mbrojnë duke e goditur bythëve ( ku djegë por nuk dhembë ) dhe duke ia ruajtur kokën e cila , që në fillim është dashur të goditet derisa kjo ide të largohet nga kjo kokë e çarë !

Ndoshta , këta që po e përkrahin Hashim aq fuqishëm  mendojnë se idetë e mëdha dalin nga bytha , të cilën po e godasin e jo nga koka të cilën po e kursejnë ! Të gjithë jemi bërë peng i Bandës së Katërshit sikur edhe që ishte bërë peng Kina gjatë kohës së Revolucionit Kulturor që tiranizohej nga Banda e Katërshit Kinez , fundi i së cilës ishte tragjik ! Ai që ka hyrë në lojë për lëvizje të gurëve të mexhave , asnjëherë nuk është ndarë mirë , në të shumtën e rasteve kanë përfunduar tragjikisht.

Thaçi me Bandën e Treshit ( banditja Tahiri është defunksionalizuar ) mund edhe të nënshkruaj një marrëveshje me Vuçiqin e që mund edhe të noterizohet nga Kurci i Austrisë dhe Macro i Francës mirëpo , siç shkruan Kimete Berisha , me këtë marrëveshje mund ta fshijnë guzicën . Hashimi , ndonëse fort shpesh po takohet me burrat e Serbisë si Vuçiqi , Daçiqi dhe Bërnabiqi , nuk e besoj se njeh gjuhën serbe në atë masë sa që ta përkthejë drejt këtë fjali të Kimetes andaj , si përkthyes i shkëlqyer mund të shërbejë Begja i cili , më mirë e kupton gjuhën serbe se gjuhën shqipe.

Edhe Edita e di mirë serbishten kurse Enver Hoxhaj nuk është fort i kualifikuar për përkthime sikur që i mungon guzica për vendime të mëdha dhe të drejta prandaj e përdor guzicën e të tjerëve , në rastin konkret të Hashës prapa së cilës fshihet.

Anatomikisht , Kurcin nuk mund ta luftojmë me Hashim Thaçin kurse edhe ne e kemi një armë të kalibrit më të vogël me të cilën mund t’i kundërvihemi Kurcit . E kemi Pecin , Lulin apo Xhevdën , nuk ka fort rëndësi.

Macro i Francës lehtësisht mund të përballet me makro kosovarë që janë shumë aktivë edhe në vet Francën. Prandaj na lëni të lirë ta luftojmë krimin e organizuar dhe të paorganizuar sikur që edhe ju jeni të lirë dhe e keni detyrim ta luftoni krimin e organizuar me narkotikë dhe qenie njerëzore në Bruksel. Cakun e keni edhe disa muaj në krye të mekanizmit që po e udhëheq politikën e BE-së , duke dhunuar qytetarët e Kosovës , së bashku me leshkot tanë politikë dhe jopolitikë !

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme