- Sperma noton si atletët olimpikë: Përralla e zakonshme thotë se miliona – diku 20 deri në 300 milionë, për të qenë të saktë – të spermës heroike notojnë në konkurrencë me njëri-tjetrin për të mbërritur te veza. Jo.
Së pari, spermatozoidët me të vërtetë nuk notojnë drejt – për pjesën më të madhe. Shpesh aftësia e lëvizjes së spermës, e njohur si lëvizshmëri, klasifikohet në një nga tre grupet: lëvizshmëri progresive, lëvizshmëri jo progresive dhe e palëvizshme.
Më tepër se një rrugë e drejtë, rruga e spermës është një “rrugë me pengesa ushtarake sfiduese” dhe duhet ndihma e organeve riprodhuese femërore për t’u siguruar që të mbërrijë në vijën e finishit. Në fakt, shumica e punës së lëvizjes bëhet nga muskujt e mitrës që e drejtojnë spermën drejt vezës.
- Sperma më e trashë është më pjellore: Zakonisht kjo do të thotë se ka një përqendrim të lartë të spermatozoideve ose një numër të lartë të spermatozoideve me formë të parregullt.
- Spermatozoidet jetojnë vetëm për një kohë të shkurtër: Jo gjithmonë! Jetëgjatësia varet nga vendi ku spermatozoidi “zbarkon” pas derdhjes. Në një vend të ftohtë dhe të thatë, spermatozoidet shumë rrallë mund të zgjasin deri në 30 minuta.
- Spermatozoidët qëndrojnë pjellorë dhe të shëndetshëm për tërë jetën e një njeriu: Prodhimi i spermatozoideve zhvillohet për një kohë të pacaktuar, por cilësia dhe lëvizshmëria e spermatozoidëve bie me kalimin e moshës.
- Çdo spermatozoid është i shëndetshëm: Shumica e spermatozoideve nuk e arrijnë kurrë në vezë për një numër arsyesh. Për sa kohë që 40% janë të lëvizshëm, kemi të bëjmë me një njeri pjellor dhe nga ato 40% , jo të gjitha arrijnë në vezë.
- Para-sperma nuk mund të shkaktojë shtatzëni: E gabuar! Biologjikisht, para-sperma nuk duhet të përmbajë spermatozoide – por spermatozoidet e mbetura në uretër, tubi përmes të cilit nxirret urina dhe sperma, mund të përzihen. Pra, edhe nëse e largoni penisin gjatë ejakulimit, ka një shans, të vogël, që disa spermatozoide të shkaktojnë shtatzëni.
- Ananasi e bën spermën të ketë shije: Aroma dhe shija e spermës, si ajo e shumë lëngjeve trupore, ndikohen nga gjenetika, dieta dhe mënyra e jetesës. Ashtu si fryma e të gjithëve ka erë të ndryshme, sperma e secilit ka aromën unike.