Kurrikula e re pa libra të gjuhëve të huaja

Prishtinë | 07 Shk 2018 | 09:19 | Nga

Shkollat e Kosovës janë duke e zbatuar kurrikulën e re mësimore, porse libra për lëndën e anglishtes nuk kanë as mësimdhënësit as nxënësit e klasave të para, ku ajo është futur si lëndë obligative për herë të parë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndryshime të tjera rreth gjuhëve të huaja janë bërë edhe në klasat e gjashta, ku është futur si lëndë obligative gjuha gjermane krahas asaj angleze, por fondi i kësaj të fundit është zvogëluar nga tri orë në javë, në dy orë në javë, meqë ora e tretë e gjuhëve të huaja tashmë i dedikohet gjuhës gjermane.

Por, as këto ndryshime nuk janë përcjellë me hartimin e librave adekuatë. Kjo, për shkak se libri i gjuhës angleze ka mbetur me të njëjtat njësi mësimore, që i dedikoheshin fondit të orëve për një të tretën herë më shumë sesa që ka tani kjo lëndë për klasat e gjashta.

E mësimdhënësve nuk u është dhënë një plan i qartë për atë se cilat njësi të librit duhet t’ua mësojnë tani nxënësve në gjuhën angleze me fond më të vogël të orëve, nga libri i hartuar për një fond për një të tretën e orëve më shumë sesa që kanë tani klasat e gjashta për këtë lëndë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme