Arben Kurteshi i cili jeton dhe vepron në Zvicër një kohë të gjatë është marrë me aktivitete politike dhe njëkohësisht është edhe krijues i madh dhe autor i shumë teksteve dhe poezive.
Ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë ndërsa është i interesuar ekskluzivisht rreth të drejtave të diasporës në procesin e votimit.
Diaspora duhet të marrë pjesë në votime dhe nuk është në rregull që ti mohohet kjo e drejtë elegante motorit më të madh të ekonomisë kosovare siç është diaspora.
Arben Kurteshi edhe pse është gjeneratë e re me shumë vëmendje i përcjell zhvillimet politike në Kosovë dhe interesohet për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.
Kurteshi ndërkaq është aktiv kur janë në pyetje të drejtat e diasporës ose temat e mëdha siç është korrigjimi i kufijve.
Duke folur për zgjedhjet e ardhshme Arben Kurteshi për Rajonipress tha se shpreson që në zgjedhjet e ardhshme diaspora do të mund të marrë pjesë në votime.
“Jo si në zgjedhjet e fundit, sepse një dokument (Fletëvotim që unë e kisha në dorë), herën e fundit të votimeve ka arritur brenda 10 ditëve në CH, ndërsa është kërkuar nga KQZ që nga Cyrihu në Kosovë të arrinë brenda dy ditëve, kjo do të thotë mohim elegant i së drejtës për votim. Shpresoj, se më nuk i ndodhë kjo motorit më të madh të ekonomisë kosovare, diasporës” tha Kurteshi.
Ndërkaq rreth korrigjimit të kufijve Kurteshi thotë se vet shprehjet e fjalëve kompromis, marrëveshje e dhimbshme, shkëmbim territoresh nga “Presidenti”, hapin aq shumë mundësi tjera, sa që e fundosin pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit.
Ato fjalë hapin shumë mundësi tjera, që nuk i dinë as miqtë tanë e as ne vet, se çfarë qëllimi po ndjek Kosova” shprehet Kurteshi.
“Në vitin 1519, kur Hernan Cortes arritur në bregun e Meksikës së sotme, e shpalli veten Guvernator në atë vend, dhe menjëherë dha urdhër që t`i fundosin të gjitha anijet me të cilat kishin lundruar prej Spanjës deri në Meksikë, që të mos mundet askush të kthehet mbrapa nga trupat e tij! Secilit prej nesh i duket e palogjikshme, pse mos ta lë një mundësi të hapur për kthim, apo ndonjë mundësi tjetër!?”
“Me këtë qëndrim Herman Cortes dha një signal shumë të qartë, të palëkundur dhe të pakthyeshëm, në qëllimin e tij! Qëllimi i tij ishte, qëndrimi i tij në Meksikë, atë e kuptuan të gjithë edhe trupat e tij, por edhe kundërshtarët e tij.
“Edhe ne Shqiptarët e Kosovës, për dhjetëra vite me radhë kishim një qëndrim të qartë, të palëkundur të pathyeshëm e të pakthyeshëm, që Kosova të bëhet Republikë në çdo centimetër të territorit të sajë”.
“Këtë qëndrim e kuptuam ne, miqtë tanë por edhe vet pushtuesi serb! Ky cak u arrit, falë “fundosjes“ së mundësive tjera, “mu sikur që kishte vepruar Guvernatori Herman Cortes me anijet e tij në vitin 1519“! Po të kishim lënë hapur mundësi apo kompromise tjera, nuk do ta arrinim lirinë e as Republikën”.