Deputetët e Kuvendit të Kosovës po diskutojnë lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.
Deputeti, Sami Kurteshi nga Vetëvendosje, ka hedhur akuza në drejtim të ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli , ngase sipas tij ky i fundit nuk ka aspak dije diplomatike por vetëm biznesore.
Kurteshi tha se kudo që merr pjesë Pacolli jashtë vendit, ai Kosovës do t‘i sjell vetëm armiq.
“Ai nuk ka lidhje as me politiken e jashtme, as me diplomaci, ai ka dije me pazare dhe bizneset që ka. Në çdo tubim që paraqitet Pacolli, Kosova do të ketë vetëm armiq, ai jo vetëm që nuk ka dije por edhe personat që e përcjellin i ka shndërruar në biznes”, tha Kurteshi.