Kurti: 5.8 milionë euro për Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë

Prishtinë | 12 Dhj 2025 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë njoftimin e ministrit të Kulturës në detyrë, Hajrulla Çeku, për nisjen e investimit prej gati 5.8 milionë eurosh për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.

Qendra, e para e këtij lloji në vend, do të shërbejë si kompleks modern sportiv në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare.

Sipas Çekut, objekti do të përfshijë sallë sportive, hapësira moderne të fitnesit, pishinë për rigjenerim, akomodim për sportistët dhe stafin, si dhe hapësira të kujdesit mjekësor.

Të ngjashme