Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë ka prezantuar të martën Studimin e Rinisë 2024, raporton Ekonomia Online.
Në këtë ngjarje u potencua se Kosova, si shumë vendet të Ballkanit Perëndimor është duke u përballur me sfidën e emigrimit të të rinjëve.
Kryeministri Albin Kurti tha se qeveria është e përkushtuar për arsimimin dhe punësimin e të rinjve.
Kurti tha se rritja ekonomike, progresi demokratik tregon se ky vend ia vlen fortë të jetosh të banosh e të punosh në të dhe për të.
“Kujtoj vitin 2019 kur raporti si studimi për rinin 2018-2019 informuam programin tonë zgjedhor e më pas edhe programin tonë qeveritar. Kjo qasje e politik bërjes e mbështetur në të dhëna na ka përcjellë që atëherë dhe ka mundësuar që Kosova të ketë demokratizim dhe rritje ekonomike të jashtëzakonshme brenda fare pak kohësh. Është shqetësuese gjetja që sot një pjesë e të rinjve janë të pa interesuar dhe të pa informuar për politikën. Edhe rinia sot kur pyeten për masa specifike favorizojnë përgjithësisht politikat e majta. Si një vend që po rritet ekonomikisht shpejt e majat apo ideali social-demokrat siguron që përfitime të shpërndahen gjerësisht, posaçërisht tek ata që kanë më së shumti nevojë. Gjatë tri viteve të fundit rritja e prodhimit të brendshëm bruto ishte mesatarisht 6,2 për qind. Eksportet u dyfishuan. Jemi të vendosur që të punojmë që të kthehen ata që shkuan të mos kenë nevojë të shkojnë ata që planifikojnë diçka të tillë”, ka thënë ai.
Drejtor për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në FES, Peter Hurrelbrink, ka thënë se sikurse në Kosovë dhe vende të rajonit njerëzit janë duke vërejtur që po ka pak progres në përmirësimin e jetës së tyre, për këtë ai ka theksuar se gjithnjë e më shumë ata po vendosin të largohen nga vendet e tyre e të shkojnë në BE.
“Shpresoj që ky studim të ofroj një bazë të mirë për politika konkrete për nevojat dhe pritjet e të rinjve në Kosovë. Kosova e ka potencialin me rinin e saj dhe ky studim do ta dëshmojë këtë. Njerëzit nga Ballkani Perëndimor, jo vetëm nga Kosova e vërejnë që ka pak progres në përmirësimin e e jetës së tyre ndaj gjithnjë e më shumë ata po vendosin të largohen nga vendi e të shkojnë në BE, e cila përfiton nga kjo. Gjermani në veçanti përfiton. Kjo është e mirë për BE, por është fatkeqësi për shtete e Ballkanit Perëndimor. Edhe Kosova po e humb gjeneratën më të re të arsimuar e cila është e nevojshme për ndryshime, për përmirësime në vend. Ata duhet të jenë e ardhmja dhe duhet të mbeten këtu. Këto humbje të mëdha, migrimi i një numër aq shumë të ringjesh sipas meje është problemi më i madh i të gjitha shteteve të Ballkanit perëndimor përshirë edhe Kosovën. Druaj që kjo do të jetë e ardhmja e Kosovës dhe shteteve të rajonit. Për sa i përket anëtarësimit në BE ne duhet të fokusohemi në këtë temë në mënyrë urgjente”, ka thënë ai.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, ka thënë se shqetësues është pjesmarrja e ulët e grave në punësim.
“Ky studim për rinin është i bërë me kohë, sepse këtu gjinden se cila janë ato evoluimet e modeleve për sa i përket rinisë. E po ashtu edhe siç e tha kryeministri është shqetësuese të gjësh që angazhimi apo mos angazhimi i të rinjve është bukur i lartë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Rinia ka shumë interesim për politik, nuk është interes vetëm për akademikë apo sociologet, kjo ka të bëjë me angazhimin e të rinjve në procesin politik. Sepse për dallim nga Gjermani ju keni ndikim politikë në më shumë se 50 për qind të popullatës që është nën moshën 30 vjeç. Dhe për vendimmarrësit politik dhe për disa siç e dini edhe kryeministri është me rëndësi që të dihet se çfarë mund të bëhet në çështje që u përmenden që kanë të bëjnë me arsimin punësimin apo sh përputhjen mes kualifikimit dhe vendit të punës. Në një takim me Fondin Monetar Ndërkombëtar, u vërejt pjesëmarrja e ulët e grave në procesin e punës. Kosova shënon përqindjen më të ulët, kjo është edhe globalisht, por është një çështje që duhet të adresohet sepse kur ke migrim duhet të shfrytëzosh të gjithë potencialin që ke”, tha Rohde.
Egzon Osmanaj nga FES, i cili prezantoj të dhënat e studimit, ka thënë se të rinjtë si sfidë më të madhe, përveç papunësisë dhe korrupsionit tani janë duke e parë edhe emigrimin.
Ai ka thënë se sipas të dhënave të studimit rreth 70 për qind e të rinjve shpenzoj nga 1 deri në 5 orë në rrjetet sociale.
“Studimi fokusohet te pjesa e arsimit, te perceptimi i të rinjve në raport me arsimin sa janë të kënaqur, mandej është punësimi dhe trendët e imigrimit, është familja dhe planet për të ardhmen, qëndrimet e përgjithshme shoqërore për disa fenomene dhe disa aspekte të jetës sonë sociale dhe janë qëndrimet politike dhe pjesëmarrje e të rinjve në këto procese. Sfida me e madhe në dekadën e së ardhmes, papunësia dhe korrupsion kanë zënë vend edhe në të kaluarën. Ajo çka është më e rëndësishme është edhe sfida e tret që është emigrimi që nuk ka qenë studim në të kaluarën që tani përmend si një sfidë me të cilën do të përballet Kosova në dekadën e ardhshme. Te niveli i arsimit, vërehet një rritje të ndjeshme në raport me kënaqshmërin e tyre. Janë dy fakte të reja që janë shqetësues për të rinjtë, është se të rinjtë e shpenzoj kohën e tyre, rreth 66 për qind e të rinjve kosovar shpenzoj me pak se 1 orë në ditë për të studiuar. 83.4 për qind e këtyre të rinjve nuk e bëjnë as një aktivitet që lidhet me punën në kohën e tyre të lirë, pra nuk shpenzoj kohë për aktivitet qoftë ato trajnime apo avancime në karrierë. 70 për qind e të rinjve shpenzoj nga 1 deri në 5 orë në rrjetet sociale pra kryesisht në mediat sociale. Por, jo me programe që atyre ju sjellin benifite si të themi rritje të aftësive ose ngritje në karrierë, ose shtim i shkathtësive në fushat e tyre”, ka thënë ai.
Osmanaj ka thënë se janë rreth 41 për qind e të rinjve që janë të pa punë dhe që pohojnë që nuk janë duke kërkuar punë.
Ai ka theksuar se rreth 30 për qind e të rinjve të anketuar kanë synim ose pretendojnë për të emigruar.
“Te punësimi, rreth 41 për qind e tyre theksojnë që nuk janë duke punuar dhe nuk janë duke kërkuar punë për momentin. 15 për qind e tyre nuk janë të punësuar por janë duke kërkuar punë. Edhe këtu ka një diferencë gjinore, në segmentin e të papunëve jo aktin 25 për qind janë gra dhe 11 për qind burra. Vërehet te punimi që është në disbalancë gjinore që reflektohet pastaj edhe në shkallën e punësimit. Te pjesa e migrimit, në vlera akumuluese janë rreth 30 për qind e të rinjve të cilët kanë synim ose pretendojnë për të migruar. Megjithatë rreth 50 për qind e respodenteve që pretendojnë të migrojnë nuk kanë marr as një hap për të migruar”, ka thënë ai.
Në kuadër të kësaj ngjarje është mbajtur edhe një panel diskutimi, i cili diskutoj mbi të gjeturat e studimit në fjalë.