Marrëveshja e Washingtonit e as pika e “Mini-Shengenit” Ballkanik, nuk gjendet në programin e Qeverisë së Albin Kurtit.
Kurti që një ditë më herët prezantoi para deputetëve planin e tij, nuk u ndal fare te këto çështje, të akorduara nga Qeveria e kaluar e Avdullah Hotit, njofton Klan Kosov.a
Se mbanë qëndrim kundër këtyre nismave, jashtë projektit të Bashkimit Evropian ia tha edhe kancelares gjermane Angela Merkel.
Por, në plan Kurti ka aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian gjatë mandatit të tij katër vjeçar.