Kurti: Aventura e Thaçit duhet të ndalet

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 16:39 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, para protestuesve tha se duhet ndalur presidentin, Hashim Thaçi, duke i cilësuar si aventurë bisedimet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

“Jemi të zemëruar si rrallëherë më parë, por edhe të bashkuar e me shpresë si rrallëherë më parë. Pavarësia e Kosovës është dashtë të jetë pavarësi e shtetit e jo e pushtetit”, ka thënë Kurti.

“Qeveria po na rritet, e shteti po na zvogëlohet. Populli s’duhet të nënshtrohet prandaj jemi këtu bashkë sot. Kosova është shtet i kapur, çlirimi nga okupatori i huaj, na u zëvendësuar me uzurpatorin tonë. Në Kosovë ligj ka por jo drejtësi, shkolla ka jo arsim. Spitale ka por jo shërim.”

“Të dashur qytetarë, Republika është në rrezik prandaj ne qytetarët jemi këtu në shesh sepse ata nuk do të jenë në pushtet. Me hajna, me hajna, nuk ka shtet”.

“Shumica e popullsisë janë ose të varfër ose të papunë, ose të dyja këto. E ata që s’i kanë këto, s’janë të sigurt për jetë.”

Kurti, gjithashtu tha se kjo nuk është protestë me inate, por e shqetësimit qytetar dhe e dashurisë njerëzore për vendin tonë.

“Aq shumë e duam Kosovën Republikë, e bashkimin me Shqipërinë, sa në asnjë rrethanë nuk i nënshtrohemi një njeriu.”

“Jepini përgjigje sot Thaçit e Vuçiqit”, u ka thënë qytetarëve Kurti, duke thënë se Serbisë borxh nuk i kemi.

“Aventura e Thaçit duhet të ndalet e të mbetet personale. Më askush s’i beson Thaçit.”

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu.”



Të ngjashme