Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Makoc, raporton Ekonomia Online.
Me 17, 18, 19, 20 dhe 21 prillit të vitit 1999, për shumë familje dhe qytetarë të trevave të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugën e shpëtimit përmes fshatrave Koliq, Grashticë, Makoc e Llukar, për shumëkënd u shndërruan në ditë tmerri e krimi të paparë.
Ushtria policia dhe paramilitarët serbë në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan më se 124 qytetarë, në mesin e tyre fëmijë, vajza, djem, gra e pleq.
LEXONI EDHE: