Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe të hënën, në Ditën e Dëshmorëve dhe Martirëve të Prishtinës, te varrezat e dëshmorëve në Velani, prej ku ka thënë se e kaluara është vendimtare për ecjen përpara të Kosovës si shtet dhe shqiptarëve si komb, raporton Ekonomia Online.
I shoqëruar nga ministrat e tij, Kurti tha se asnjëherë nuk do të harrohet çfarë është kaluar, duke iu falënderuar gjakut të këtyre dëshmorëve të rënë.
“Te flamuri kombëtar shqiptar që qëndron para varrezave të dëshmorëve të kombit në Prishtinë sot vendosëm lule të freskëta. Në ditën e dëshmorëve veçanërisht ne i kujtojmë e i përkujtojmë këta njerëz të vendit tonë të kryeqytetit që dhanë jetën e tyre për lirinë popullit për çlirimin e vendit. E kaluara e lavdishme është vendimtare për drejtimin dhe shpejtësinë në ecjes përpara të Kosovës si shtet dhe të shqiptarëve si komb. Si qeveri e republikës së Kosovës asnjëherë nuk do ta harrojmë se nga vijmë dhe ku duhet të shkojmë pikërisht duke ju falënderuar gjakut të derdhur për liri i cili nuk shlyhet kurrë”, tha Kurti.