Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i prirë nga kryetari Albin Kurti ka bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan me rastin e përvjetorit të vrasjes së dy dëshmorëve të kombit, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.
Po ashtu, Kurti së bashku me deputetë të Kuvendit dhe zyrtarë e aktivistë të qendrës së VV-së në Gjilan kanë bërë vizitë edhe te familjet Mala e Berisha.