Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se janë dy aspekte të dialogut në Bruksel, siç është marrëveshja e obligueshme që ka në qendër njohjen reciproke është çështja e të pagjeturve. Për këtë të fundit, tha se nuk pret pasi është urgjente, raporton Ekonomia Online.
Tutje Kurti foli edhe për përvjetorin e helmimit e studentëve në vitet e 90’ta. Tha se para se të diskutohet në Bruksel, institucionet e drejtësisë duhet ta trajtojnë këtë ngjarje.
“Ështëë urgjencë që e ka më të madh ankthin sesa pikëllimin. Kosova dhe Serbia kanë raporte jo normale siç ka qenë i reciprociteti të targave. Është udhëheqësi i delegacionit Andin Hoti që është i përfshirë në këtë çështje”.
“Është ndër dëmtimet që kemi përjetuar në kohën e okupimit dhe unë besoj që para se t’i trajtojmë këto çështje si dialog do të duhet që edh organet e drejtësisë të mos e lënë në harresë këtë ngjarje të pazbardhur deri në fund”, tha Kurti.