Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të dalë sot në një konferencë për media bashkë me këshilltarin e tij politik dhe drejtuesin e zyrës për Komunitete, Nenad Rashiq.
Një gjë e tillë është konfirmuar nga zyra për media e kryeministrisë përmes një komunikate për media, megjithatë nuk është bërë e ditur arsyeja e një konference të tillë.
“Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me Nenad Rašić, Këshilltar Politik i Kryeministrit në detyrë dhe njëkohësisht udhëheqës i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, do të mbajnë konferencë për medie”, thuhet në njoftim.