Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe i gjithë stafi i zyrës së tij i janë nënshtruar analizave për Coronavirus.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se duke e pasur parasysh natyrën e punës së Kryeministrit dhe stafit të tij, natyrë kjo që parasheh takime të shpeshta me delegacione vendore dhe ndërkombëtare në funksion të kryerjes së detyrave zyrtare, dhe në kuadër të masave të nevojshme për parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19, si masë kujdesi, janë udhëzuar që t’iu nënshtrohen analizave.
“Rezultatet nga analizat kanë dal negative për të gjithë. I ftojmë të gjithë të vazhdojnë me respektimin e masave të vendosura nga Qeveria dhe këshillave të profesionisteve”, deklaroi Kryeziu.