Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë Dilara Köseoğlu, për bashkëpunimin mes dy vendeve , si dhe për situatën në vend pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në këtë takim sipas njoftimi të VV-së u tha se të dy palët u dakorduan që të vazhdojnë me bashkëpunimi.
Njoftimi i plotë:
Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, së bashku me tre deputetet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që janë anëtare në Grupin e Miqësisë Kosovë-Turqi, znj. Labinotë Demi Murtezi, znj. Yllza Hoti, dhe znj. Fjolla Ujkani, priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Çağrı Sakar, dhe Sekretaren e Tretë në ambasadën turke, znj. Dilara Köseoğlu.
Gjatë takimit u diskutua rreth bashkëpunimit të deritanishëm mes Kosovës e Turqisë dhe gatishmërisë së dyanshme për vazhdimin e një bashkëpunimi të tillë. Z. Sakar përmendi rëndësinë e solidaritetit shoqëror, shtetëror e ndërshtetëror në këto kohë të rënda të përballjes me pandeminë, duke theksuar njëkohësisht situatën e vështirë politike në Kosovë.
Kryetari Kurti shprehu falënderimin për përkrahjen dhe ndihmën e Republikës së Turqisë ndaj Republikës së Kosovës gjatë sfidës së vazhdueshme të ballafaqimit me pandeminë. Në këtë takim, u fol edhe për situatën politike në Kosovë pas Aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese e në prag të zgjedhjeve të reja.
Të dy palët u shprehën të gatshëm të vazhdojnë bashkëpunimin dhe takimet.