Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, takuan shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova.
Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në institucionet e Kosovës, për gjendjen socio-ekonomike në vend dhe për sfidat e shtetndërtimit dhe integrimit. Kurti dhe Konjufca shprehën qëndrimet e Vetëvendosjes-s për shtet të së drejtës dhe vizion ekonomik të përqendruar në punësim. Të dy palët u pajtuan për rëndësinë e reformave për integrimin e Kosovës në BE gjë që do të rriste si rregullsinë dhe ligjëshmërinë, po ashtu edhe bashkëpunimin ekonomik e shoqëror, thuhet në komunikatën e LVV-së.