Kurti dhe Mustafa pritet të takohen sot

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 07:59 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme pritet të takohen kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ky takim do të mbahet nga ora 14:00 në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Këtë takim e bëri të ditur Besjan Mustafa, zëdhënësi për media nga LDK-ja.

Kurti dhe Mustafa këtë takim e kanë në vazhdën e atyre ku diskutuan për të arritur një koalicion që nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme