Kurti dhe Szunyog dakordohen për realizimin e një vizite zyrtare në Bruksel

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 14:42 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, raporton Ekonomia Online.

“Ambasadori Szunyog i uroi fillim të mbarë dhe suksese në detyrën e re Kurtit. Ai përsëriti gatishmërinë dhe vullnetin e BE-së për thellimin e bashkëpunimit me të, Qeverinë e tij dhe Republikën e Kosovës në arritjen e synimeve të përbashkëta dhe për përfitimin e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatën dërguar për medie.

Kryeministri Kurti faleminderoi Szunyog për vizitën dhe urimet si dhe për gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit. Po ashtu e njoftoi për synimet dhe prioritet e tij si kryeministër i Qeverisë së re.

Ambasadori Szunyog u shpreh se prioritetet e qeverisë së re janë edhe prioritetet e BE-së.

Në takim gjithashtu u dakordua edhe për realizimin e një vizite zyrtare në institucionet qendrore të Bashkimit Evropian.

Kurti është votuar me 67 vota për të parin e Qeverisë gjatë seancës për zgjedhjen e Qeverisë që  u mbajt të hënën në Kuvend. Gjatë ditës ai ka marrë detyrën nga ish-kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

https://vimeo.com/527801771
No description available.

Të ngjashme