Kurti diskuton me Hanrahan për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-SHBA

Prishtinë | 12 Kor 2025 | 23:28 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një darkë pune në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, ku është pritur nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, dhe ka takuar zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan.

Në këtë takim, Kurti ishte i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.Kurti i uroi mirëseardhje Hanrahan-it dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleat i palëkundur për Kosovën, ndërsa potencoi se Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë një partner i besueshëm për SHBA-në.

Ai ka shprehur falënderime në emër të tij dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së.Në darkën e organizuar nga Prattipati, temë diskutimi ishin marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe SHBA-së, përfshirë në fushat e diplomacisë, investimeve dhe mbrojtjes.

Kurti ka shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Diskutimi është zgjeruar edhe në zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin rajonal dhe raportet me Serbinë.

Të ngjashme