Kurti e Çeku marrin pjesë në rihapjen e Galerisë Qahili

Prishtinë | 19 Dhj 2022 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kanë marrë pjesë në rihapjen e Galerisë Qahili.

Galeria u rihap me ekspozitën personale të Eshref Qahilit, “Muzeu i fëmijërisë” si dhe promovimin e monografisë retrospektivë me po këtë emër.

Në këtë ekspozitë u prezantuan vepra të Eshref Qahilit, të cilat nuk janë ekspozuar më parë dhe reflektojnë në zhvillimin e krijimtarisë së tij artistike përgjatë katër dekadave.

“Muzeu i fëmijërisë” do të qëndrojë i hapur deri më 16 janar.

Të ngjashme