Seanca e radhës për katër deputetët e Vetëvendosjes që akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend do të mbahet më 20 dhjetor të këtij viti.
Në ndërkohë që trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për lirim nga paraburgimi të deputetëve, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi. Kështu që Kurti dhe Kadaj-Bujupi do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.
Në seancën e radhës do të ftohen të dëshmojnë kryetari i Kuvendit të Kosovës në këtë legjislacion dhe atë të kaluarin, Kadri Veseli dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.
Në ndërkohë në këtë seancë kanë dëshmuar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu dhe ai i LDK-së, Naser Osmani.
Haxhiu ka thënë se e ka parë deputetin Albin Kurti që e ka hedhur gazin lotsjellës pranë foltores së Kuvendit.
Më pas ka treguar edhe se ma aq sa mban mend, edhe deputetët Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli kanë bërë një veprim të tillë.
Por kolegu i tij, Osmani ka thënë se nuk i kujtohet kush e ka hedhur gazin lotjsellës në Kuvend. Ai para trupit gjykues ka thënë se për të parë se kush e ka bërë një gjë të tillë ekzistojnë incizimet.