Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet lidhur me politikën e jashtme, ka përmendur se sivjet Kosova aplikon në Bashkimin Evropian, raporton Ekonomia Online
Kurti ka folur gjatë për reformat, të arriturat, dhe politikën e jashtme se si ka avancuar Kosova, derisa ngecjet ua ka faturuar qeverive të kaluara
“Më 22 mars 2021, kur filluam këtë mandat, politkën e jashtme e gjetëm në gjendje të vështirë, nuk pati qasje të barabartë në bashkëpunimet bialterale. Nuk pati përgatitje për aplikim në organizata ndërkombëtare, asnjë strategji për shtetet që nuk na kanë njohur. Shërbimi i jashtëm ishte në gjendje të rënduar. Pas një viti kemi situatë rrënjësisht tjetër. Kosova ka përfaqësim dinjitoz”, u shpreh kryeministri Kurti.
Kurti tha se po ashtu, “Kosova ka intensifikuar raportet me pranterët”.
“Kosova ishte pjesëmarrëse e Defender Europe 2021. Ishim krah ushtarëve amerikanë. Kemi strehuar refugjatë afganë e kemi hapur dyert për refugjatë ukrainasë, duke u rreshtuar me partnerë botërorë. Në gjysmën e dytë të 2020 dhe gjysmën e parë të vitit 2021 impenjimi kryesor ishte për gjetjen e vaksinave antiCOVID. Humbëm kohë sepse qeveria e kaluar nuk kishte punuar që të gjente vaksina. Qeveria jonë punoi dhe doli e sukseshme. Sot kemi për qindjen më të ulët të vdekjeve në rajon, dhe përqindjen më të lartë të vaksinimit”, tha Kurti.
Kurti po ashtu foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Për herë të parë, Kosova u ul në tavolinën e dialogut me Beogradin, nga takimet e kaluara të fshehta, u kthyem në proces transparent që ka synim njohjen reciproke. Këtë për herë të parë e thanë edhe nga BE-ja se dialogu ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, u shpreh Kurti.
“Kemi realizuar numër të konsideruehsëm të vizitave bilaterale, ku e kemi përfaqësuar politikën e Kosovës”.
“Mbajtëm takime të ndara me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë e Maqedonisë Veriore. Shpresojmë, edhe me Malin e zi. MPJD e ka rikthyer në vëmendje praktikën e konsultimeve mes ministrive. Kjo ka ndikuar në thellim të marrëdhënieve diplomatike. MPJD ka përpiluar strategji për vendosjenn e marrëvdhënieve mes shteteve që nuk na njohin. Serbia ka bërë fushatë mbi 30 shtete për çnjohje, por pa sukses. Përkundrazi Kosova ka filluar vendosjen e raporteve me vende të reja, siç ishte Timori”, tha Kurti.
Këtu ritheksoi se “E kemi bërë publikisht të ditur se sivjet aplikojmë në Bashkimin Evropian”.
Kurti tha, se më në fund, po vendoset ligjshmëria në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.