Kurti: E kujtojmë ish-presidentin Rugova për qëndrimin intelektual dhe sjelljen paqësore

Prishtinë | 21 Jan 2023 | 10:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmani kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova, për të cilin tha se kujtohet për shumë gjëra, raporton Ekonomia Online.

Kurti u shpreh se presidenti Rugova do të kujtohet për qëndrimin intelektual, sjelljen paqësore, qasjen humaniste, ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

“Bëmë homazhe tek varri i presidenti të parë të parë të Republikës së parë të Kosovës e presidentit të parë të Kosovës së çliruar. 21 janari është një ditë e ftohtë dhe  është një ditë në të cilën ne teksa e përkujtojmë presidentin Ibrahim Rugova e kujtojmë atë për qëndrimin intelektual, sjelljen paqësore, qasjen humaniste, ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës”, tha Kurti.

Ish-presidenti Ibrahim Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006.

LEXO edhe:

Të ngjashme