Osmani: Ashtu siç diti Rugova të ndërtojë miq e aleatë, ashtu do t’i ruajmë ato

Prishtinë | 21 Jan 2023 | 10:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e ambasadorë të akredituar në Kosovë, kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, me rastin e 17-vjetorit të vdekjes së tij, raporton Ekonomia Online.

Osmani dhe Kurti vendosën edhe kurora lulesh te varri i Rugovës, teksa ish presidentin e kujtuan si njeriun që iu dha zë kërkesave të drejta për popullin e Kosovës për liri e pavarësi e njeriun që në ditët më të rënda për vendin, diti të krijoj miq e aleatë, që Osmani e Kurti u zotuan t’i ruajnë.

Presidentja Osmani tha se Rugova iu dha zë të gjitha kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Sot në këtë përvjetor të shkuarjen në amshim të atit themeltar të Republikës së Kosovës, të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, e përkujtojmë me mall njeriun i cili i dha zë kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”.

“Është trashëgimia që ai la pas që na shërben si dritë udhërrëfyese në përpjekjet tona të pandalura që ta forcojmë shtetin tonë, që e ndërtuam me shumë mund e sakrificë të shumë burrave e grave të Republikës së Kosovës, prandaj ashtu siç diti presidenti Rugova të ndërtojë miq e aleatë, të cilët e mbështeten Kosovën në ditët më të rënda dhe më të errëta të saj, ashtu do t’i ruajmë këto aleanca edhe në rrugën tonë përpara derisa Kosova vazhdon të përballet me sfida. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, është shprehur Osmani.

Ish-presidenti Ibrahim Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006.

LEXO edhe:

Të ngjashme