Pas paralajmërimit të mbrëmshëm nga krerët e LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje se do të takohen edhe sot për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje.
Sipas burimeve të Ekonomia Online takimi do të mbahet në orën 15:30 në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Ky do të jetë takimi i tretë radhazi në mes të dy partive pas zhvillimeve të seancës së 26 dhjetorit ku u zgjodh Glauk Konjufca kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Pas takimit të mbrëmshëm nga këto dy subjekte politike kanë dhënë sinjale se ka lëvizje pozitive drejt arritjes së marrëveshjes, ndërkohë takimi i sotëm po shihet edhe si vendimtar.