Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të premten kanë vizituar dy ndërmarrje të cilat po e mbështesin zbatimin e mësimit dual, raporton Ekonomia Online.
Të dy nga afër kanë parë mësimet që po i marrin nxënësit në këto ndërmarrje. Kurti tha se vizita të tilla do të realizohen në vazhdimësi dhe se mësimi dual është mundësi e mirë që nxënësit të njihen me atë që e mësojnë në teori.
Kryeministri Kurti përgëzoi nxënësit të cilët kanë zgjedhur drejtime profesionale, duke ditur rëndësinë që ka arsimi dhe aftësimi profesional në zhvillimin e ekonomik dhe të mirëqenies së përgjithshme të vendit.
“Deshtëm ta shohim nga afër se si po behët kjo ndërlidhje sidomos e këtyre nxënësve që 51 për qind të kohës në ndërmarrje dhe 49 për qind në shkollë. Përmes shembullit të juaj dëshirojmë që ti inkurajojmë edhe nxënësit e tjerë prindërit mësimdhënësit, qytetarët në përgjithësi që sistemin dual ta afirmomë më shumë dhe të tregtojmë se sa e rëndësishme është për ekonomin tinë. I kemi 12 profile, në 21 shkolla në 14 komuna anë e mbanë Kosovës dhe 920 nxënës janë gjithsej”.
“Ne dëshirojmë që ky numër të rritet shumë më tepër se sa që është aktualisht. Për të mirën e ekonomisë sonë dhe të mirëqenies tonë. Dëshirojmë që qytetarët e Kosovë ta fitojnë mirëqenien, t’i fitojnë të ardhurat nëpërmjet punës, e më së miri kjo behët kur puna dhe shkolla lidhen bashkë”, tha ai.
Përderisa ministrja Nagavci, tha se Ministria e Arsimit po punon nxënësit të aftësohen për tregun e punës. Ajo theksoi se numri i nxënësve që po vijon mësimin dual është rritur shumë.
Ministrja Nagavci gjithashtu ka bërë të ditur se nxënësit të cilët janë të angazhuar në ndërmarrje kanë kontrata të cilat mundësojnë pagesë për punën e tyre, ku krahas zhvillimit të shkathtësive në aspektin praktik përfitojnë edhe materialisht, gjithmonë duke kryer suksesshëm punën e tyre.
“Secili nga nxënësit nga momenti që kanë filluar punën i kanë kontrata me kompaninë. Kat edhe paguhen për këtë pjesë të punës që e bëjnë. Krahas që i zhvillojnë kompetencat e tyre dhe behën të zot edhe në aspektin praktik përfitojnë edhe materialisht”.
“Unë sa herë kam shkuar në biznese si këto, ku kemi pasur nxënës, menaxhmenti na ka treguar se kanë qenë shumë të kënaqur me punën e tyre. Jam e lumtur që numri i nxënësve që po vijon mësimin dual është rritur shumë dhe presim që me shembullin e juaja do të kemi më shumë nxënës vitin e ardhshëm në mësimin dual”, tha ajo.
Zëvendës Ambasadori i Ambasadës Gjermane në Kosovë, Matthias Conrad, tha se shteti gjerman është i përkushtuar që të ndihmoj shtetin e Kosovës në çështjen e mësimit dual dhe trajnimeve të nxënësve, pasi sipas tij, kështu ndikohet në rritjen ekonomike të vendit.
E nxënësit të cilit ishin pjesë e këtij procesi thanë se janë të lumtur që ju është mundësuar që të jenë pjesë e mësimit dual, pasi sipas tyre, ata janë duke përfituar shumë nga kjo.
Mësimi dual nënkupton zbatimin në praktikë të mësimeve që nxënësit marrin në klasë, duke kaluar 51 për qind të kohës në ndërmarrje dhe 49 në klasë.