Kandidati për Kryeministër nga Vetëvendosje Albin Kurti dhe u.d e presidentes Vjosa Osmani janë takuar me qytetarët në Obiliq, raporton Ekonomia Online.
Kurti sërish këto zgjedhje i ka quajtur referendum, duke shtuar se secila votë është e vlefshme dhe vendimtare dhe se do t’i mbërrijnë 61 deputetë.
“Presim t’i mbërrijë mbi 61 deputet. Do të vazhdojmë marshimin ndërkohë ju bisedoni me farefisin dhe u thoni se më një investim 15 minuta deri te shkolla do të ju qes në dritë për 4 vjet”.
“Kur jemi fare pak ditë deri te zgjedhjet e 14 shkurtit që janë një referendum gjithëpopullor. Në vitin 1991 e kemi mbajtur referendumin kur populli është deklaruar për pavarësi”.
“Në vitin 2021 e kemi edhe një referendum tjetër që quhet zgjedhje të parakohshme kur masivisht që të gjithë duhet të deklaroheni për ndryshime demokratike që sjellin drejtësi dhe punësim. Shteti i pavarur i Kosovës për të qenë i qëndrueshëm ka nevojë për këto”.
“Andaj 110 kandidatë jemi duke i prirë këtij ndryshimi. Do të bëjmë koncepte, projekt që të kemi zhvillim ekonomik, punësim për rininë dhe gratë. Secila votë është e vlefshme dhe vendimtare. Ne kemi me dalë të parë s’ka kush del tjetër”.
Kurse u.d e presidentes Vjosa Osmani tha se atyre që i kanë shkartuar dëme të mëdha vendit që nga pas lufta u ka ardhur fundi pas 14 shkurtit.
“Janë të tjerë ata që thonë se qytetarët nuk vendosin. Është një moment historik, ka ardhur koha që me 14 shkurt të kemi një qeverisje që do të udhëhiqet nga kryeministri ynë, por edhe nga njerëz të mirë e të devotshëm që e duanë vendin e tyre e nuk ju harrojnë juve”.