Lideri i Vetëvendosjes, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti rezultatin e kësaj partie në këtë raund të dytë për zgjedhjet lokale e ka quajtur sukses, duke thënë se ishte me nxitim sepse do të shkojë në festën e VV-së në Fushë Kosovë, Obiliq e më pas në Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.
“Lëvizja Vetëvendosje është hera e katër që merr pjesë në zgjedhje lokale, herën e parë në vitin 2013 kemi fituar një komunë, herën e dytë kemi fituar tre komuna dhe herën e tretë kemi fituar katër komuna, dhe në bazë të dhënave që kemi marrë nga komisionerët tanë kësaj here kemi fituar në shtatë komuna, kjo është një sukses i VV-së, natyrisht që kemi synuar edhe më shumë se kaq, më lejoni të përgëzoj katër kryetar që kanë qeverisur në katër vjeçarin e parë. Podujeva, Shtimja, Kamenica të cilave u janë bashkuar Gjilani, Mitrovica, Fushë Kosova dhe Obiliqi. Është e qartë që kemi fituar edhe në Mitrovicë dhe kemi fituar në Fushë Kosovë dhe Obiliq, falënderoj kandiatët tanë ekipet e tyre, shtabet zgjedhore dhe aktivistët tonë që e kanë pasë një betejë të jashtëzakonshme meqenëse në të gjitha këto raste të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër Vetëvendosjes. Pra, VV është ballafaquar me të përbashkët e tyre që është një situatë e paprecedentë në historinë politike elektorale të Kosovës. Ky është një sukses i Vetëvendosjes dhe i qytetarëve. Ne po i presim rezultate ende nga komunat e tjera me siguri do t’iu drejtohemi kur ti marrim ato tash më duhet të shkoj në nxitim për festim, në Fushë Kosovë, Kastriot e mandej në Mitrovicë”, deklaroi Kurti.