Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka cituar një thinje të shkrimtarit shqiptar, Faik Konica ku thuhet se shqiptarët janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk.
“Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk.” – Faik Konica”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.
Mirëpo pas kësaj Kurti ka quajtur presidentin e vendit, Hashim Thaçi qesharak lidhur me idenë e tij për korrigjim të kufijve.
“Presidenti Thaçi tha se synon korrigjim kufiri me Serbinë, duke shtuar se marrëveshja do të jetë shumë e vështirë për ta arritur. Mirëpo, ky njeri tashmë ka bërë një marrëveshje për korrigjim kufiri, madje sivjet: të gjithëve na kujtohet Deklarata e përbashkët Thaçi – Vujanoviq për korrigjim kufiri me Malin e Zi, e datës 16 shkurt 2018. Pra, marrëveshje ka, bile të nënshkruar, por korrigjim nuk ka! Ky gjysmë President është fund e krye qesharak, përveç në pasojat e tij që mandej i vuajmë ne”, ka shkruar Kurti.