Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se i njoftoi ata për bisedimet në Bruksel, raporton Ekonomia Online.
Kurti ka thënë se i ka informuar për çdo gjë relevante që ka pasur.
Takimin me ta ai e ka quajtur shumë shpresë për komunikim të vazhdueshëm pozitë-opozitë për dialogun.
“Është gatishmëri dhe interes i imi që t’i informoj për dialogun edhe partitë të cilat nuk janë në qeveri. Në Kuvendin e Kosovës tash kemi një pauzë dhe kjo është arsyeja që konsideruam që është e një rëndësie të veçantë që ta zhvillojmë këtë takim”.
“Unë besoj që informacion që është i rëndësishëm nuk ka që është mbajtur prej nesh. Gjithçka që është relevante e kemi ndarë me ta. Nëse kanë pasur informacione tjera relevante që ua kanë dhënë ndërmjetësit, atëherë ata duhet të tregojnë se cilat janë ato informacione”.
“I diskutuam edhe detajet e dialogut dhe besoj që është një bashkëpunim i shtuar që sjell shpresë edhe më shumë për komunikim të ndërsjellët”.