Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të hënën Jeton Zulfajn në pozitën e Kryenegociatorit të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian. Sipas njoftimit, Zulfaj do të jetë përgjegjës për të gjitha çështjet që ndërlidhen me procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. “Kryenegociatori është përgjegjës për të gjitha çështjet të cilat […]
Kurti emëron sërish Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të hënën Jeton Zulfajn në pozitën e Kryenegociatorit të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.
Sipas njoftimit, Zulfaj do të jetë përgjegjës për të gjitha çështjet që ndërlidhen me procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Kryenegociatori është përgjegjës për të gjitha çështjet të cilat ndërlidhen me procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin për emërimin e tij.

















