Kryeministri Albin Kurti ka emëruar tetë zëvendësministra të rinj në Qeverinë e Kosovës.
Sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrisë, Kurti ka emëruar:
Bashrim Shabani, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal,
Inci Halac-Bylykbash, zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike,
Erxhan Galush, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,
Enis Kervan, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,
Hamza Balje, zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit,
Sreten Trajković, zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë,
Jasmina Jovanović, zëvendësministre në Ministrinë e Financave dhe Transfereve,
Milan Radojević, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike.