Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt, ka folur për 1-vjetorin e marrjes së mandatit në krye të Qeverisë. Ai e ka cilësuar si vit sfidues për shkak të pandemisë, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për medie, pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka vendosur që zgjedhjet serbe të mos mbahen në Kosovë, porse nuk ka pasur marrëveshje paraprake mes dy vendeve.
Ai ka thënë se BE-ja nuk ka qenë e lumtur që ai nuk ka pranuar që gjithçka të përmbyllet përbrenda një letër shkëmbimi ndërmjet zyrtarëve.
“Zhvillimet rreth zgjedhjeve te Serbisë nuk e di se sa do ndikojnë në dialog, atëherë kur të na ftojnë në raundin e bisedimeve natyrisht që ne do të jemi të gatshëm të angazhohemi. Nuk do të thosha që qeveria ka marrë vendim për mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë por e vërteta është që nuk ka marrëveshje paraprake. Bashkimi Evropian nuk ka qenë i lumtur me faktin që unë nuk kam pranuar që gjithçka të përmbyllët përbrenda një lëtërshkembimi te sugjeruar ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës. Unë jam i bindur që letërshkëmbimi duhet të jetë mes Qeverie së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë. Kështu siç është, çështja ka marrë një kahje tjetër, ne kemi shprehur keqardhjen tonë për më shumë se kaq nuk çfarë të bëjë”, ka thënë ai.
“Ëshstë një menaxhim i suksesshëm i pandemisë e me përqindjen e vaksinimit më të lartë në rajon. Hapat ë rëndësishëm në sistemin e drejtësisë. Prezantim dhe zbatim për mirëqenien e qytetarëve për grupet e ndjeshme. Respektim të kushtetutshmërisë e asnjë skandal korruptiv”, tha Kurti.
Tutje, Kurti tha se zhvillimet rreth zgjedhjes së Serbisë nuk e di nëse do të ndikojnë në procesin dialogues.
“Nuk do të thosha që qeveri ka marrë vendim për mos mbajtjen e zgjedhjeve por nuk ka marrëveshje. Është urgjencë që e ka më të madh ankthin sesa pikëllimin. Kosova dhe Serbia kanë raporte jo normale siç ka qenë i reciprociteti të targave. Është udhëheqësi i delegacionit Andin Hoti që është i përfshirë në këtë çështje”, tha ai.