Kryeministri Albin Kurti, tha se ende nuk është krijuar mekanizmi për monitorimin e zbatimit të pikave të marrëveshjes së fundit Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se ky mekanizëm do të krijohet nga Brukseli dhe se përbërja e tij duhet të jetë nga Kosova, ndërmjetësit dhe nga Serbia.
“Përbërja e tij duhet të jetë nga Kosova, ndërmjetësit dhe nga Serbia. Nuk është bërë deri sot dhe kjo mvarte nga Brukseli. Siç e dini ne nuk kemi juridiksion në Serbi ne këtë e kemi në Republikën tonë dhe i përket faktorëve ndërkombëtar që ta detyrojmë palën tjetër që të jetë më e përgjegjshme sa i përket zbatimit”.
“Me qenë se bëhet fjalë për një marrëveshje e cila nuk paraqet një tersi të elementeve por paraqet një pako që nuk mund ta shkëputësh as një pjesë. Ne jemi zotuar për zbatim të plotë të kësaj pakoje dhe aneksit përkatës dhe tash besoj që fjalën e ka Brukseli që ta detyrojë Serbinë për këtë. Mendoj se shumë shpejt do të themelohet edhe ky mekanizëm. Pse jo le të bëhet edhe më herët se sa takimi i ardhshëm i nivelit të lartë në Bruksel”, tha ai.
Ai tha se për krijimin e këtij mekanizmi hapin e parë duhet ta merr Brukseli, raporton EO.
“Nuk ka nevojë Kosova të bëjë hapin e dytë para se ta bëjë Brukseli hapin e parë. Një herë ata duhet të na thërrasin që ne ta dërgojmë përfaqësuesin, ta shohim se kush do të jetë nga pala e tyre dhe në momentin e duhur ne do ta themi vendimi tonë”, tha ai.
LEXONI EDHE: