Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit ka folur për implementim të marrëveshjes për energjinë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës.
Kurti ka thënë se marrëveshja e vitit 2013 dhe ajo e vitit 2015, nuk ishin të mira, dhe se të njëjtën gjë e mendon edhe sot.
Kryeministri ka thënë se e kanë trashëguar këtë gjendje dhe se po bëjnë më të mirën për të korrigjuar siç ka thënë ai padrejtësitë që i ka trashëguar.
“E bëjë minimumin e pranimit të realitetin, për maksimumin e ndryshimit të realitetit. Nuk kam mundësi të tjera”, u shpreh Kurti në seancën e Kuvendit.
Kurti tutje replikoi me deputetët e PDK-së e LDK-së duke thënë se është e vërtetë se Qeveria që drejton i ka “duart me baltë”, ngase siç tha kryeministri, Kosovën e kanë gjetur të baltosur.
“Duart i kemi me baltë sepse Kosovën e kem gjetë në baltë. Ndërgjegjen e kemi të pastër por duart është e vërtetë se janë përlyer sepse Kosovën e kemi gjetë në baltë”, tha Kurti në seancën e Kuvendit.